Sesion përkujtimor në nder të figurës
së shquar të H. Hasan Tahsinit
Me rastin e 195 vjetorit të lindjes së figurës së shquar të H. Hasan Tahsinit, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore Shqiptaro-Turke “Hasan Tahsini”, Muzeun Historik Kombëtar dhe Institutit Çam të Historisë, me datë 20 tetor, në ambientet e “Muzeut Historik Kombëtar” organizuan një sesion përkujtimor me temë “Hasan Tahsini 1812-1881, personalitet i shquar i dijes dhe atdhetarisë”.
Në këtë sesion institucionet organizuese përfaqësoheshin nga Dr. Ramiz Zekaj, Prof. dr. Beqir Meta, z. Ibrahim Hoxha dhe Ahmet Mehmeti etj.
Në sesion ishin të pranishëm edhe personalitete të shquara të shkencës, kulturës, artit si Prof. dr. Nuri Abdiu, historiani Sherif Delvina, poeti Uran Butka, artisti i popullit Reshat Arbana etj. Në fjalën e tij drejtori i Muzeut Historik Kombëtar z. Beqir Meta risolli në vëmendjen e të pranishme dimensionet shkencore dhe patriotike tw Hasan Tahsinit që i kapërcen kufijtë e vendit. Ndërkohw qw përfaqësuesi i Institutit Çam të Historisë z. Ahmet Mehmeti vlerwsoi figurwn e H.H. Tahsinit duke cituar fjalën e Sami Frashërit për të: “Nuk është vlerësim i tepruar që të thuash se midis nesh, ai ishte me të vërtetë një erudit, ishte më i larti ndër të lartët”, pwrfaqwsuesi i Shoqatws Kulturore Shqiptaro-Turke z. Ibrahim Hoxha pwrmendi veprimtarinw e zhvilluar dhe pwrpjekjet e shoqatws nw njohjen sa mw tw gjerw tw figurws sw H. H. Tahsinit dhe vlerwsimin qw meriton ai nga institucionet shtetwrore.
Prof. dr. Nuri Abdiu theksoi vendin e lartë që zë figura e Hasan Tahsinit si një nga personalitetet më të shquara shqiptare të shekullit të XIX. Në fushën e studimeve historike turke qe më i larti ndër më të lartët. Gjithashtu ai ishte rektori i parë i universitetit të Stambollit dhe ligjëruesi i parë në shkencat sociale. Konkretisht në fushën e studimeve psikologjike qe i pari studiues shqiptar që punoi një vepër që i përket psikologjisë. Vepra e tij me titull “Ilmi Ruh” - “Psikologjia” dëshmon qartë për njohuritë e tij të thella në shkencat psikologjike dhe njohja e teorive më bashkëkohore, për të cilat ai shpalos edhe një qasje personale në vepër. Njohuritë e gjera tw Tahsinit në shkencat religjioze e bëjnë veprën e tij interesante dhe të veçantë.
Drejtori i AIITC, dr. Ramiz Zekaj foli për veprimtarinë patriotike dhe në shërbim të shkencës të Hasan Tahsinit. Krahas tyre ai foli edhe për pozitën dhe njohuritë e tij në shkencat religjioze. Midis tw tjerash referuesi theksoi: “Hasan Tahsini duke qenë njohës i mirë i Kuranit dhe i shkencave islame, haditheve, tefsirit dhe filozofisë islame, e vështron dhe e shpjegon botën, shoqërinë njerëzore dhe mendimin njerëzor si produkt i krijimit të një intelekti suprem. Ai thekson: “Lavdëruar Qoftë Zoti që është Krijuesi më i mirë!” dhe zhvilloi më tej idenë se: “Krijimi dhe çdo gjë që filloi në botë duhet të ketë një shkak. Sendet që kërkojnë një shkak janë të mundshme. Një shkak, i cili është një qenie e mundshme, duhet të shkaktohet nga një qenie tjetër e mëparshme, e cila gjithashtu duhet të ketë një shkak, por nuk mund të kemi një seri të pafundme shkaqesh të tillë, sepse duhet të jetë një shkak i parë, qenia e të cilit është e domosdoshme duke pasur ekzistencën nga vetvetja dhe jo nga një shkak tjetër, dhe Ky është Zoti, krijimi i të Cilit është i domosdoshëm dhe i përjetshëm”.

Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire