jeudi 23 octobre 2008

Hoxhë Tahsini-Dijetarë Gjenial



Hoxhë Tahsini-Dijetarë Gjenial


Nga Yllka Iliazi (Bejko)


S'ka shumë kohë që lexuesi ka marrë në dorë një libër shumë tëvlefshëm për fillimet e studimeve shkencore në lëmë të psikologjisë,dhe po kaq të vlefshëm për çfarëdo lloj lexuesi që kërkon të pasurojëkulturën e tij në lidhje me njohjen e personaliteteve të rilindjessonë Kombëtare.Psikologjia e Hasan Tahsinit, i ofrohet lexuesit meshumë kulturë e stil prej Prof. Dr Nuri Abdiut. E veçantë në llojin esaj, jo vetëm se nxjerr në dritë një vepër të panjohur të rilindasittë madh, por ia sjell atij në formë bindëse, shkencore e tepërkorrekte nga ana gjuhësore.Më bindës bëhet pohimi i mësipërm kurmëson se këtë vepër e ka sjellë në gjuhën shqipe përkthyesi i shquarVexhi Buharaja, qysh në qershor të vitit 1979.Veç kësaj, autori istudimit, në vijimësi të korrektesës së tij shkencore, krahaspërkthimit në gjuhën shqipe ka sjellë edhe veprën origjinale, ashtusiç është botuar në Stamboll, më 1894, në gjuhën osmane.Botuesi isaj, Nadiri Fevzi, ndihet i nderuar që i jepet mundësia të botojë njëvepër të tillë të një shkencëtari të shquar të kohës së vet, gjë qënuk e fsheh në parathënien që shkroi vetë. Këtu po botoj veprënPsikologjia , d. m. th veprën plot vlera që ka shkruar mbi proçesetdhe gjendjet shpirtërore të njeriut , profesori i pashoq i filizavetë letërsisë dhe të filozofisë që janë rritur në lulishten ekulturës , profesori i cili ka studiuar dhe ka hulumtuar veprat evlefshme të dijetarëve të famshëm të Lindjes e të Perëndimit, tëcilat mbushin bibliotekat, i ndjeri Hasan Tahsin efendi, i cili kaqenë njëri nga filozofët e shquar të shek të XIX( XII allaturka).Këtëpo e bëj që fletët si smeraldi të kësaj vepre të mos zhduken nga erae rrëmbyeshme e vjeshtës..... Gjer tani nuk qe botuar ndonjë vepërmbi shkencën e psikologjisë. Prandaj këtë boshllëk e plotësoi indjeri i sipërpërmendur. .....Për të gjitha këto arsye, duke urekomanduar këtë vepër të re , atyre që kanë pasion për shkencat editurinë, i jap ngazëllimin e shpirtit të mësuesit tim të nderuar.Suksesi dhe mbarësia vjen nga zoti. Robi i përvuajtur NadiriFevzi.Hasan Tahsini që na dhuron "smeraldë"Po kush ishte HasanTahsini që na dhuron "smeraldë" me veprën e tij që është bërë objektstudimi i disa brezave të dijetarëve? Veç kësaj, ajo është bërë burimi pashtershëm pikëpamjesh të ndryshme shkencore, sociologjike,filozofike e psikologjike. Hasan Tahsini,( Hasan Osman Rushiti) lindinë fshatin Ninat të Konispolit më 7 prill të vitit 1811. Osmanefendiu, i ati i Tahsinit, ishte njeri i arsimuar, me kulturë tëgjerë , njohës i mirë i filozofisë dhe i letërsisë islame. Ai ishtenjë mësues i nderuar dhe i kërkuar. Mësimet e para të birit ia dha nëmedresenë më të mirë të zonës, në atë të fshatit Pandalejmon dhe mëpas në medresenë e Mustafa Pashë Bushatlliut në Shkodër ( 1822-1830 ). Shkollën qytetëse dhe atë fetare e vazhdoi në Janinë, dhe mëpas, vazhdoi e përfundoi me sukses studimet në Medresen " Fatih", njëndër më të njohurat e Stambollit. Përveç vlerësimit "shkëlqyeshëm" qëmori në këtë shkollë, atij iu atribua edhe epiteti "tahsin" prejdijetarit të njohur, mësuesit të tij, Mustafa efendi Vidini, që nëgjuhën shqipe përkthehet , I nderuar, I fisnikëruar, etj. Pikërishtkjo fjalë u shdërrua në mbiemrin e tij.Në vitin 1857, me dekret tëSulltanit, së bashku me disa dijetarë të tjerë të zotë të kohës sëtij, dërgohet në Paris, në Universitetin prestigjoz të Sorbonës përtë studiuar në fakultetin e shkencave të natyrës dhe më pas tëshkencave shoqërore.Sipas Dervish Himës , Hasan Tahsini "…për 16 vjetshërbeu si imam në ambasadën osmane në Paris.Gjatë kësaj kohe aistudioi me seriozitet të madh shkencat dhe filozofinë ePerëndimit."Hasan Tahsini dinte bashkë me shqipen 11 gjuhë. Tre gjuhëtë lindjes: arabisht,persisht, osmanisht; greqishten e re, greqishtene vjetër e latinishten I përvetësoi në Sorbonë; frëngjishten eitalishten dhe sipas të dhënave më të fundit, mendohet të ketë diturdhe anglishten e gjermanishten. Dëshmia më e mirë për këtë janëveprat " Shkrimet e Popujve" dhe Alfabeti origjinal i tij për gjuhënshqipe. Në vitin 1869 kthehet në Stamboll dhe u emërua rektor iUniversitetit , inagurimi i të cilit u bë në fillim të vitit 1870.Por në fund të po këtij viti e shkarkojnë sepse ai paraqiti nëUniversitet disa kumtesa publike nga fushat e astronomisë e tëfilozofisë, në të cilat flitej mbi hapësirën e pafund të botës sëmadhe dhe mbi "botën e vogël " siç quante veprimtarimë psikike tënjeriut, gjë që shkaktoi reagime të ashpra tek krerët fetarë tëStambollit. Më vonë jep mësime në një shkollë private. Biografëtpohojnë se shtëpia e tij në Stamboll u shndërrua në një universitettë mirëfilltë, ku zhvillonte leksione mbi shkencat enatyrës,psikologjinë , filozofinë, mbi historinë , letërsinë, etj. (Sipas Sejdi Kondit, Ylli i çamërisë Hasan Tahsini Tiranë 1998.) Nëhistorinë e kulturës shqiptare të Rilindjes sonë Kombëtare, HasanTahsini ka hyrë si një nga figurat më të shquara të shekullit të XIX,kurse në historinë e shkencës turke, si më i larti ndër të lartëtdhe, në historinë e arsimit të lartë të Turqisë, si Rektori i parë iUniversitetit të Stambollit, si ligjëruesi i parë në shkencat socialee ato natyrore. Tahsini punoi për alfabetin shqip dhe donte ta kishtetë ndryshëm nga alfabetet e gjuhëve të tjera për të treguarpersonalitetin e popullit të tij. Tahsini qe mësues i Abdylit, Naimite Samiut, Vaso Pashës, Jani Vretos, Ismail Qemalit e DanielOparakut.Ai ka qenë mësues shtëpie i historianit zyrtar të famshëmosman, Hajrullah Efendi, i ati i dramaturgut e poetit me famë osmane,Abdulhak Hamit. Në Enciklopedinë turke , Hasan Tahsini cilësohet sinjeriu që futi dijet e reja të Perëndimit në Perandorinë Osmane, praedhe në Ballkan e në Shqipëri. Ai ndërroi jetë më 4 korrik 1881.Trupi i tij u vendos në varrezat e lagjes Eren Qoj në Ysqydar, në tënjëjtat varreza ku do të varroseshin edhe dhe tre vëllezrit Frashëri.( Sipas Laurant Bicës, Revista Pedagogjike, nr 2 , fq 119, 1983 )Autori ,Prof.Dr. Nuri Abdiu, me humanizmin që e karakterizon, krejtstudimin e tij, një vend të posaçëm u ka rezervuar vlerësimeve tëdisa studiuesve, shqiptarë e të huaj, për personalitetin e HasanTahsinit. Po citojmë disa prej tyre: Sami Frashëri në veprën e tijShqipëria ç'ka qenë, ç'është dhe ç'do të bëhet, duke folur përshqiptarët , për inteligjencën, mençurinë e veçoritëetnopsikologjiketë tyre , ndër të tjera ka shkruar: " Prej këtijpopulli kanë dalë shumë dijetarë, shumica e tyre janë konsideruar seu takojnë popujve të tjerëqë flasin gjuhët në të cilat ata kanëmësuar e shkruar. Shumë shqiptarë, si ali Efendi gjakova e HasanTahsini ...janë dalluar në mes të dijetarëve, për dijet dhemendjemprehtë sinë e tyre."Në artikullin e revistës Hafta ( Java) ,kushtuar ish mësuesit të tij Hasan Tahsini, ka shkruar; " nuk ështënjë vlerësim i tepruar që të thuashse midis nesh ai ishte me tëvërtetë një erudit, ishte më i larti ndër të lartët..." Jani Vretoja,duke folur për nevojën e hartimit dhe të përdorimit të një alfabetitë vetëm të përbashkët të gjuhës shqipe ëhtë shprehur se këtë nevojëe ndjenë në vitin 1867 njerëz të shquar të kombit tonë si MustafaPasha.....Sulejman Pasha e Seit Beu ...Rustem Pasha.....KristaqEfendiu..Pashko Vasa ...si dhe ligjëruesi Hasan Tahsini prej Filati,njeri me kulturë arabe, persiane, turke dhe franceze dhe KonstadinKristoforidhi. ."Sipas Dr . Ramiz Zeka, në librin e tij Hoxhë HasanTahsini – Reformator i madh islamik " Hasan Tahsini ishte filozof ,enciklopedist i madh i shekullit XIX dhe kishte një kulturë aq tëgjerë , saqë studionte me kompetencë në fusha të ndryshme, që ngalogaritmet e deri tek astronomia. Ai njihte thellë filozofinë eiluministëve francezë, zotëronte teorinë e Dekartit etj , prandajSami Frashëri, me të drejtë e quante Ibni Sina i shekullit të XIX"Turkologu i shquar rus i fundit të shekullit të XIX, V.D. Smirnov, qëpati bërë një vizitë në Stamboll, më 1875, në njërën nga veprat e tijtitulluar " Oçerk istorii tureckoj literaturi" ( Vështrim i historisësë literaturës turke) botuar në Petrograd më 1891, ka shkruar dhe përdijetarin tonë. Ai e ka vlerësuar Tahsinin si shkencëtar të madh,madje duke e quajtur" Lomonosovi i Turqisë", duke e krahasuar kështume shkencëtarin enciklopedist rus me famë botërore, emrin e të cilitmban Universiteti Shtetëror i Moskës, i themeluar në vitin 1775.Endepa u shkarkuar nga posti i Rektorit të Universitetit të Stambollit,shteti francez i propozoi postin e Rektorit të Universitetit tëBordosë. Hasan Tahsini këtij propozimi i dha një përgjigjedinjitoze " ...Mua më ka dërguar për studime shteti osman dhe unë kamdetyrime ndaj tij, prandaj do t'i shërbej atij deri në fund..."Tahsini kaloi një pjesë të jetës në perëndimdhe e përfundoi të nëlindje, në Stamboll. Ky botim ka shumë vlera, jo vetëm shkencore poredhe njohëse , e mbi të gjitha është modeli i studimit serioz,jovetëm nga prurjet , por edhe nga struktura e organizimit të tij, qëi ngjan një arkitekture solide që koha nuk do ta vjetërojë. Pjesë edobisë së këtij botimi bëhen edhe dy shkrimet shoqëruese; njëri nëvend të parathënies,prej Prof. Dr. Vehbi Hotit,ndërsa tjetri njëpasthënie elegante e Dr. Laurant Bica, një tahsinian pasionant.Sipastë parit: " Monografia përfaqëson një studim serioz, të thelluar etërësortë Psikogjisë së Hasan Tahsinit dhe përbën një ndihmesë tëshquar, vetiake të autorit në studimet tona historiko- psikologjike.Ajo mbart vlera të shumanshme.. ....përbën një apel për intelektualëtshqiptarë, për rininë tonë që të rendin pas dijes, pas shkencës, passë vërtetës, me guxim e vetëmohim, për t'i vënë ato në shërbim tëatdheut, të shoqërisë, synimeve e përpjekjevepër demokratizimin dheeuropianizimin e Shqipërisë. "Sipas Dr. Laurant Bicës, kjo vepërështë shenjë e respektit të tij( Prof. Dr. Nuri Abdiut) për këtëfigurë të ndritur të kombit tonë....Ashtu si etnografi Prof. Dr. MarkTirta e konsideron Hasan Tahsinin si " i pari që flet për mbledhjen eobjekteveetnografik e e krijimin e muzeut antropologjik ( etnografik)shqiptar" apo si "babain"e etnografisë shqiptare edhe Prof. NuriAbdiu e vlerëson po lart Hasan Tahsinin me Psikologjinë e tij sipersonaliteti me të cilin ze fill psikologjia e historia epsikologjisë shqiptare, bashkë me të dhe historia e psikologjisëturkoane, në gjysmën e dytë të shekullit të XIX.Me krenarinë dheoptimizmin që na mbush vepra e Hasan Tahsinit, do të preferoja tambyllja këtë shkrim me krahasimin e merituar që i është bërë prejstudiuesve të tij: Hasan Tahsini është një Sokrat shqiptar. Në dallimnga Sokrati grek I lashtësisë, që nuk la asnjë vepër, Tahsini ynë nala disa vepra. Ai na la dy nxënës "të hajrit" Naim e Sami Frashërin,që nën shembullin e tij u bënë maja të Rilindjes Shqiptare dhe njëNamik Qemal e të tjerë, që u bënë maja të Rilindjes Osmane.

Aucun commentaire: